“Man Unitedit i kishte munguar një lojtar si Fernandes”

  • 11 April 2020 - 08:49
“Man Unitedit i kishte munguar një lojtar si Fernandes”

Scholes është i radhës që ka lavdëruar Fernandesin

Ka vetëm disa muaj në ‘Old Trafford’, por Bruno Fernandez ka fituar zemrat e të gjithëve me paraqitje mbresëlënëse.

I radhës që ka folur fjalë të mira për portugezin është legjenda e ‘Djajve të Kuq’, Paul Scholes.

“Atyre ju mungonte cilësia në mesfushë, me ardhjen e tij (Fernandes) tashmë e kanë atë”, tha Scholes për BBC Sport .

“Ai shpërndan mirë topin të lojtarët. Ka gjuajtje të shkëlqyera dhe gjithashtu duket si një lider i vërtetë. Unitedit i kishte munguar kjo”.

(Kosova Sot Online )