Polemika në Portugali: “Nuk ka asnjë privilegj për Ronaldon, duhet t’i respektojë rregullat”

  • 11 April 2020 - 09:33
Polemika në Portugali: “Nuk ka asnjë privilegj për Ronaldon, duhet t’i respektojë rregullat”

Polemika në Portugali me në qendër Cristiano Ronaldon.

Stërvitja e personalizuar, që lojtari i Juventusit, në izolimin prej Koronavirusit, ka kryer ditët e fundit në stadiumin Madeira, në fakt ka ngjallur reagime negative edhe në Lisbonë.

Pas shpërndarjes së fotove që tregonin se CR7 i ishte vënë në dispozicion impiani kryesor i qytetit,  “Deportivo Nacional”, në Choupano, mbi të nisën kritikat. Mirëpo Ronaldo ka gjetur shpejt një aleat të rëndësishëm. Ky është Pedro Ramos, këshilltari shëndetësor i rajonit të Madeiras në Portugali:

“Ronaldo nuk ka nevojë për leje të posaçme për t’u trajnuar “, – tha Pedro Ramos, këshilltar shëndetësor për rajonin e Madeiras në konferencën për shtyp të përditësimit të të dhënave rreth Covid-19. – “Ai ka të drejtë të stërvitet për aq kohë sa respekton rregullat si të gjithë qytetarët: nuk ka asnjë privilegj për të”.

Në Madeira kufizimet nuk janë aq të forta sa në Spanjë apo Itali, dhe qytetarët mund të lënë shtëpitë e tyre për të bërë pazar e madje mund të stërviten jashtë për një periudhë të shkurtër kohe.

Të enjten, në stadium me Cr7 ishte edhe djali i tij, një truprojë dhe dy trajnerë. Me ta ndodhej edhe Rui Alves, president i ekipit lokal, Madeira.

(Kosova Sot Online)