“Sezoni duhet të përfundojë, titulli duhet të fitohet në fushë”

  • 11 April 2020 - 10:03
“Sezoni duhet të përfundojë, titulli duhet të fitohet në fushë”

Marcello Lippi i është bashkuar thirrjeve që sezoni i Serisë A të përfundojë, pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit.

Lippi e bëri të qartë që është në favor rifillimi i kampionatit gjatë një interviste me Sky Sport Italia nga shtëpia e tij në Viareggio, ku po qëndron i vet izoluar.

Ai tha se duhet të luhet futboll qoftë edhe nëse duhet pa tifozë.

“Sot nuk ka kushte për të luajtur futboll dhe besoj se nuk do të ketë akoma, të paktën edhe një muaj”, tha ai.

“Por kur ky rrezik i madh mund të shmanget, besoj se sezoni duhet të përfundojë, edhe nëse duhet të luhet prapa dyerve të mbyllura”.

“Nuk është mirë të luash pa tifozë, por të paktën të shikosh ndeshjet në televizion është akoma diçka”.

“Unë jam kundër caktimeve të jashtëzakonshme të titujve, sezoni duhet të përfundojë në fushë”.

Ai nuk do që sezoni të mbyllet këtu dhe titullin ta fitojë lideri, në këtë rast Juventusi, por ta meritojë atë duke luajtur gjitha ndeshjet e mbetura. 

(Kosova Sot Online)