Interi ka vendosur ta blejë Sensin

  • 11 April 2020 - 12:25
Interi ka vendosur ta blejë Sensin

Sensi e ka bindur Antonio Conten.

Sipas gazetarit me emër në Itali, burim i shumë informacioneve, Interi do ta shndërrojë në marrëveshje të përhershme huazimin e Stefano Sensit  nga Sassuolo.

24- vjecari ka bërë 17 paraqitje nën urdhëratë e Antonio Contes, ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar katër asiste.

Derisa nuk u dëmtua, Sensi ishte zgjedhja e parë e Contes dhe tani ka kërkuar nga Interi që të paguajë 25 milionë euro, për ta ndalur lojtarin në Milano. 

(Kosova Sot Online)