“Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve me Interin”

  • 11 April 2020 - 13:20
“Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve me Interin”

Sensi e ka të qartë, dëshiron të qëndrojë në Inter.

Stefano Sensi edhe njëherë ka përsëritur dëshirën për të qëndruar në Milano dhe ta veshë fanellën e Interit për shumë vite.

Ai është huazuar nga Sassuolo me të drejtën e blerjes 25 milion euro në qershor, shpreson të realizohet diçka e tillë.

“Kur erdha në Inter, përjetova ndjenjë të çuditshme. Nga jashtë, e dija se do t’i bashkohesha një klubi të madh, duke parë ekipin dhe njerëzit që punonin aty, por kur kjo ndodh dhe jeni brenda, e vëreni se është edhe më i madh se sa e keni imagjinuar”, tha ai.

“Conte më ka zhvilluar shumë si lojtar”.

“Champions League apo Kupën e Botës? Do t’i zgjidhja të dyja nëse do të mundesha. Champions Leaguen me Interin dhe Kupën e Botës me ekipin nacional. Jam i lumtur për atë që kam arritur deri më tani, por s’duhet të jemi i kënaqur me kaq, kam shumë më shumë ambicie, dua të punoj shumë dhe të përmirësohem”.

(Kosova Sot Online)