Edhe Interi e do mesfushorin e Atletico Madrid

  • 11 April 2020 - 15:56
Edhe Interi e do mesfushorin e Atletico Madrid

Thomas ka rënë në radarin e Interit

Interi i është bashkuar listës së gjatë të klubeve që janë të interesuara për mesfushorin e Atletico Madrid, Thomas Partey, raporton AS.

Arsenal dhe Manchester United ka kohë që kanë shprehur interesim për lojtarin e Atleticos që ka një kontratë në tavolinë që nga tetori i vitit të kaluar, por refuzon të nënshkruajë.

Partey ka klauzolë në kontratë e tij 50 milionë euro, por Atletico po insiston që t’ia rinovojë kontratën dhe t’ia rrisë çmimin e klauzolës. 

(Kosova Sot Online)