Shaqiri tregon çfarë i kishte ndodhur kur kishte prerë flokët si Ronaldo, ëndërron ta takojë

  • 11 April 2020 - 16:15
Shaqiri tregon çfarë i kishte ndodhur kur kishte prerë flokët si Ronaldo, ëndërron ta takojë

Ronaldo është idhulli i Shaqirit dhe shpreson që një ditë ta takojë

Për të treguar se sa shumë e ka përcjellë atë dhe se është rritur me të, Xherdan Shaqiri në një intervistë për faqen zyrtare të Liverpoolit tregoi se si i kishte prerë flokët në vitin 2002 si Ronaldo në Kupën e Botës.

Ai tha ndër të tjera se ëndërron që një ditë ta takojë legjendën e Brazilit dhe dikur, idhullin e shumë fëmijëve nëpër botë.

“Më pëlqen ai, stili tij dhe mënyra se si ka luajtur ka qenë fantastike. Ai ka qenë idhulli im më i madh”, u shpreh Shaqiri.

“Edhe unë i kam prerë flokët gjithashtu në vitin 2002. Të gjithë ishin të shokuar në shkollë kur shkova me ata flok”.

“Por e doja atë, dhe ende e dua. Ai është idhulli im, shpresoj që mund ta takoj”.

“Nuk kam tentuar ta kopjoj sepse çdo lojtar është ndryshe dhe me talent të ndryshëm. Por ishte idhulli im. Kur ai humbi nga Franca në vitin 1998 në finale të Kupës së Botës, kam qarë në shtëpi. Ai ishte idhulli im”. 

(Kosova Sot Online)