De Rossi: Nuk zgjodha unë të largohem nga Roma

  • 11 April 2020 - 17:16
De Rossi: Nuk zgjodha unë të largohem nga Roma

Daniele de Rossi e ka pranuar se nuk kishte qenë zgjedhja e tij të largohet nga Roma, pasi që veredhekuqtë kishin refuzuar t’ia ofrojnë atij një kontratë të re gjatë verës së kaluar.

Legjenda e Romës, Daniele de Rossi, i dha fund karrierës së tij të gjatë me Romën në fund të sezonit të kaluar, duke e bërë të qartë se ai ishte ndierë se duhet të largohej nga klubi.

Mesfushori pastaj iu bashkua Boca Juniors, por lëndimet karakterizuan periudhën e tij në Argjentinë dhe në janar të këtij viti, ai vendosi të pensionohej. Ndërsa, tani ai e ka kujtuar kohën e tij te ish-klubi i tij Roma.

“Unë isha i qetë dhe nuk u shtira në asnjë moment. Do ta lëndonte këdo nëse do të duhet të largohej pas 20 vjetëve dhe ka një lloj ndjenje melankolie, por ishte e rëndësishme për mua t’u tregoj tifozëve se kjo nuk ishte ndonjë lloj tragjedie”, ka thënë De Rossi.

“Nuk ishte zgjedhja ime të largohem nga Roma, por unë vendosa se kur do të largohesha nga futbolli. Këto ishin dy vendimet të cilat nuk doja t’i bëja”.

“E vetmja gjë për të cilën pendohem është se nuk arrita asnjëherë të fitoj diçka të madhe në Romë. Disa thanë se mua më mungonin ambiciet, por s’ka asgjë më ambicioze sesa të tentosh të fitosh në një klub që zakonisht nuk fiton trofe”.

“Sa i përket të ardhmen, askush nuk më ka telefonuar për ta diskutuar një kthim në Romë. Unë e kam nisur karrierën si trajner jo vetëm sepse e shijoj, por mendoj se mund ta bëj. Njerëzit gjithmonë më kanë parë si lider në zhveshtore, por trajneri duhet të marrë vendime të shumta dhe të jetë vetëm nën presion”.

(Kosova Sot Online)