Presidenti i klubit italian, i infektuar me Covid-19

  • 11 April 2020 - 19:36
Presidenti i klubit italian, i infektuar me Covid-19

Presidenti i klubit italian Pordenone të Serie B, Mauro Lovisa, e ka konfirmuar se është i infektuar me virusin Covid-19, përderisa ka thënë se po ndihet më mirë, por se nuk është shëruar ende.

Biznesmeni ka qenë në krye të klubit që po e kërkon promovimin në Serie A që më shumë se një dekadë, por kjo është hera e parë që klubi i tij është kaq afër kalimin në ligën elitare të futbollit në Itali, transmeton Gazeta Express.

“Duke i marrë parasysh numrin e madh të mesazheve që i kam marrë pas spekulimeve se jam infektuar me virusin Covid-19, kam vendosur ta bëj një lajmërim zyrtar”, shkroi presidenti Lovisa në faqen zyrtare të Pordenones.

“Unë dua t’i falënderoj të gjithë ata që u interesuan për shëndetin tim duke më dërguar mesazhe apo duke më telefonuar. Është e vërtetë, edhe unë jam duke luftuar kundër këtij virusi të mallkuar. Jam më mirë tani, por s’jam shëruar ende. Do ta bëj edhe një test tjetër javën e ardhshëm, me shpresën se e kam kaluar këtë”.

“Kjo nuk është asgjë krahasuar me ata që kanë vuajtur shumë më shumë sesa unë. Unë gjithashtu dua t’i dërgoj lutjet e mia për të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre, që janë duke vuajtur për momentin ose që janë duke luftuar në vijën e frontit, si mjekët, infermierët dhe vullnetarët”.

“Unë gjithashtu dua t’ua uroj festën e Pashkëve të gjithëve, veçanërisht tifozëve tanë”. 

(Kosova Sot Online)