Serie A rinis më 31 maj dhe përfundon më 12 korrik

  • 12 April 2020 - 08:51
Serie A rinis më 31 maj dhe përfundon më 12 korrik

Duke qenë se stërvitjet e skuadrave pritet të rinisin më 4 maj, ndeshjet e Seria A duhet të fillojnë të luhen më 31 maj dhe sezoni të kompletohet deri më 12 korrik.

Qeveria italiane e ka zgjatur urdhrin për mbyllje në vend deri më 3 maj, ndërkohë që numri i rasteve të reja dhe pranimet në kujdes.

Prandaj, duket shumë e mundshme që lojtarët t’i rinisin stërvitjet më 4 maj, në grupe të ndryshme për ta mbajtur distancën shoqërore.

Sipas mediave italiane, klubet do të kërkojnë leje për të nisur me teste fizike dhe mjekësore nga 27 prilli, për t’u siguruar që lojtarët shëndosh e mirë.

Kjo do të lejonte tri javë stërvitje intensive, për t’ua mundësuar lojtarëve rikthimin në fushë më 31 maj.

Nëse Serie A rinis më 31 maj dhe ndeshjet luhen çdo tri ditë, atëherë sezoni do të përfundojë deri më 12 korrik.

(Kosova Sot Online)