Emerson është gati që të luajë për ekipin e parë të Barcelonës

  • 12 April 2020 - 20:44
Emerson është gati që të luajë për ekipin e parë të Barcelonës

Emerson ka zhvilluar 23 paraqitje këtë edicion me Real Betis pasi u transferua në Spanjë nga Atletico Mineiro në vitin 2019.

Barça e bleu atë për 12 milionë euro dhe nënshkroi me të kontratë pesë vjeçare.

Mbrojtësi i djathtë është folur se mund të kthehet në Camp Nou sezonin e ardhshëm dhe thotë se është gati për diçka të tillë.

“Kam punuar shumë në aspektin defensivë dhe jam përmirësuar tepër. Jam gati për Barcelonën”, tha ai.

“Po, jam gati të luaj për Barcelonën. Më është bërë kjo pyetje edhe për ekipin e parë të Brazilit, përgjigjja ishte e njëjtë”.

“Nuk frikësohem. Të luaj për Barçën është një ëndërr si fëmijë. Kam qenë gjithmonë fans i Barcelonës që nga koha e Ronaldinhos e Dani Alves. Gjithashtu për [Lionel] Messin apo edhe [Eric] Abidal”. 

(Kosova Sot Online)