Diego Godin pritet të largohet nga Interi

  • 12 April 2020 - 20:46
Diego Godin pritet të largohet nga Interi

Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë duke u interesuar për ish lojtarin e Atletico Madrid, që u transferua si i lirë në vitin 2019 në Itali.

Ai s’po përshtatet në skemën e Antonio Contes me tre mbrojtës, që përpara uruguaianit po zgjedh lojtarin e akademisë, Alessandro Bastoni.

Tani, sipas Tuttosport, e ardhmja e 34 vjeçarit është në Premierligë.

Meqë do të jetë lojtar i lirë në korrik, atë po e duan Solskjaer dhe Mourinho. 

(Kosova Sot Online)