Ka humbur jetën në mënyrë tragjike futbollisti 20-vjeçar Eduin Espinoza

  • 12 April 2020 - 20:56
Ka humbur jetën në mënyrë tragjike futbollisti 20-vjeçar Eduin Espinoza

Një lajm i rëndë vjen nga Ekuadori që trondit botën e futbollin.

Ka humbur jetën në mënyrë tragjike futbollisti 20-vjeçar Eduin Espinoza i cili është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij.

Futbollisti 20-vjeçar, Eduin Espinoza, i cili aktivizohej me skuadrën ekuadoriane Guajakuil, është vrarë me armë në shtëpinë e tij, nga persona ende të paidentifikuar.

Një lajm vërtetë tronditës që ka ardhur në një kohë që njerëzit kanë mbetur të izoluar në shtëpitë e tyre nga emergjenca e koronavirusit.

(Kosova Sot Online)