Rice ia hap dyert Chelseat

  • 12 April 2020 - 21:52
Rice ia hap dyert Chelseat

Rice i ka dhënë sinjale të forta Chelseat për një transferim të mundshëm në “Stamford Bridge”.

Rice, një ndër talentet më premtues anglez, në një intervistë së fundmi ka thënë se do të dëshironte që të luante në një skuadër në nivel klubesh me shokun e fëmijërisë, Mason Mount, talentin e Chelsea.

Ata së bashku luajnë te Anglia, por Rice i ka dhënë sinjale tani Chelseat se s’do të refuzonte një kalim te “Blutë e Londrës”.

“Do të doja të luaj me të në një skuadër në nivel klubesh sërish”, tha Rice.

“Si fëmijë gjithmonë kemi thënë se do të donim të luajmë me njëri tjetrin në një klub dhe te Kombëtarja, por sigurisht kurrë s’mund ta dini për shkak rrugëve të ndryshme dhe gjërave si këto”, shtoi ai që kërkohet nga disa klube evropiane. 

(Kosova Sot Online)