Hazard nga karantina: “Mundohemi mos ta hamë shumë, por është e vështirë”

  • 13 April 2020 - 00:18
Hazard nga karantina: “Mundohemi mos ta hamë shumë, por është e vështirë”

Hazard po i kalon në shtëpinë e tij në Madrid ditët e karantinës, me shpresën që deri në maj do të qetësohet gjithçka për të nisur dalëngadalë me jetën normale.

Për futbollistët këto ditë izolimi për shkak të COVID-19, nuk janë të lehta, të paktën kështu thotë Eden Hazard.

Ata duhet të kujdesen që të mos shtojnë peshë dhe të stërviten vazhdimisht për të qëndruar në formë, diçka që sipas yllit të Real Madridit nuk është e lehtë.

“Mundohemi që të mos hamë shumë, tentojmë të qëndrojmë sa më larg gjërave ushqimore, por nuk është aspak e lehtë”, tha Hazard në një lidhje në rrjetin social Instagram.

“Punoj shumë me fizioterapistin përmes videove. Bëj shumë ushtrime gjithashtu edhe për kyçin e këmbës”.

“Karantina? Sido që të jetë, ka të tjerë që kalojnë shumë më keq, ne nuk duhet të ankohemi. Kemi kopsht, mund të dalim dhe kohë pas kohe luajmë me fëmijët”.

Eden Hazard është operuar në kyçin e këmbës së djathtë, dhe mund të jetë gati për rinisjen e sezonit më fund të muajit maj, ashtu të paktën janë duke planifikuar gjitha ligat në Evropë. 

(Kosova Sot Online)