Legjenda zikaltër: Interi u dobësua pas blerjeve të janarit

  • 13 April 2020 - 09:58
Legjenda zikaltër: Interi u dobësua pas blerjeve të janarit

Ish-kapiteni i Interit, Giuseppe Bergomi, beson se Interi pësoi një rënie mendore dhe jo fizike gjatë janarit dhe se skuadra u dobësuar pas prurjeve të reja në afatin kalimtar dimëror atë muaj.

Zikaltrit e nisën sezonin në mënyrë të shkëlqyer, duke ruajtur hapin me Juventusin dhe duke i bërë trysni kampionit në fuqi gjatë gjithë pjesës së parë të sezonit.

Por forma e tyre ra dukshëm pas pushimit dimëror dhe si pasojë tani ngelin tetë pikë prapa një Lazio befasuese në vendin e dytë, edhe pse me një ndeshje më shumë në dispozicion për ta zhvilluar.

Trajneri Antonio Conte vendosi ta përforcojë skuadrën me Ashley Young, Victor Moses dhe Christian Eriksen në dimër, por Bergomi nuk është i bindur se kjo ishte ide e mirë.

“Mendoj se rënia ishte më shumë mendore sesa fizike”, tha Bergomi për Sky Sport duke tentuar të shpjegojë përse Interi e humbi hapin me rivalët për titull.

“Mendoj se ekipi u dobësua, posaçërisht pas afatit kalimtar të janarit”, shtoi ai.

Interi ishte në garë për titull në Serie A, Ligën e Evropës dhe Kupën e Italisë kur sezoni u pezulluar për kohë të papërcaktuar si pasojë e pandemisë koronavirus.

(Kosova Sot Online)