Plani ambicioz i Real Madridit: Haaland më 2020, Mbappe më 2021

  • 13 April 2020 - 12:43
Plani ambicioz i Real Madridit: Haaland më 2020, Mbappe më 2021

Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë ndër dy talentet më të mëdha në botën e futbollit dhe Real Madridi shpreson t’i ketë të dy në skuadër deri në fund të afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Drejtuesit e Real Madridit e dinë se ky do të jetë një operacion i dyfishtë i vështirë për ta kryer, por kanë ambicie, sipas gazetës spanjolle MARCA.

Synimi i tyre është ta blejë Haalandin këtë vit dhe pastaj Mbappen vitin tjetër dhe ata e kanë një plan se si ta bëjnë këtë.

Duke qenë se Luka Jovic nuk po bën punë siç pritej dhe shpresohej, Madridi ka nevojë për një sulmues vrastar për ta formuar një partneritet me Karim Benzeman dhe aftësitë e shkëlqyer ta Haaland para portës këtë sezon i kanë rënë në sy gjigantit spanjoll.

Norvegjezi është sulmues 9 natyral, ndërsa Mbappe mund të luajë në pozita të tjera në sulm.

Haaland mund të jetë i arritshëm këtë verë, ndërsa Mbappe nuk do të jetë në gjendje të largohet nga Paris Saint-Germain së shpejti, posaçërisht pas krizës së shkaktuar nga pandemia koronavirus.

Edhe pse Haaland iu bashkua Dortmundit në janar dhe menaxheri i tij Mino Raiola shpjegoi se plani i tij i mirëfilltë ishte që sulmuesi norvegjez të qëndrojë në Bundesligë deri në vitin 2021 të paktën, fakti që ai është pjekur shpejt dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë 75 milionë euro, nënkupton se Real Madridi e ka në dorë mundësinë për ta blerë atë.

Pra plani është që Haaland të blihet këtë verë dhe përqendrimi të rikthehet në Mbappen për verën e vitit pasues, sipas MARCA.

(Kosova Sot Online)