Interi dhe Juventusi betejë për mbrojtësin e Chelsea

  • 13 April 2020 - 13:34
Interi dhe Juventusi betejë për mbrojtësin e Chelsea

Nuk kanë fund duelet në mes Interit dhe Juventusit edhe në tregun e transferimeve.

Dy gjigandët Italian kërkojnë përforcime nga krahët dhe një nga emrat më të nxehtë ku sfida mes bardhezinjve dhe zikaltërve pritet të jetë e forte është Emerson Palmieri i  Chelseat.

Të kaltrit janë vënë në kërkim të një emri të madh për të mbuluar repartin e brazilianit, duke favorizuar kështu pikërisht largimin e 25-vjeçarit.

Emergjenca e pandemisë së Covid-19 që ka pushtuar botën dhe mosmarrëveshjet e lojtarit me klubin kanë bërë që vlera e kartonit të tij të bjerë deri në 20 milionë euro dhe për një futbollist të nivelit të Palmierit shpenzimi i kësaj shumë është një biznes i mirë për çdo skuadër që do të arrijë ta blejë.

(Kosova Sot Online)