Pogba drejt largimit nga Man Utd

  • 13 April 2020 - 16:03
 Pogba drejt largimit nga Man Utd

Mesfushori francez po e mendon të ardhmen larg Anglisë, e duan Real Madridi dhe Juventusi

Paul Pogba pritet të largohet nga Manchester Unitedi gjatë verës që vjen.

Mesfushori francez duket që e ka ndarë mendjen dhe të ardhmen e tij e sheh larg Anglisë.

Sipas mediave angleze, kampioni i botës me Francën po e kërkon një eksperiencë të re.

Interesim për 27 vjeçarin kanë shfaqur Real Madridi dhe Juventusi.

Vëllai i tij, por edhe familja në përgjithësi, duket se e kanë këshilluar lojtarin të lëvizë nga “Old Traffordi”.

Nuk përjashtohet mundësia që Pogba të rikthehet në Torino.

Mirëpo, Reali duket të jetë në “pole-position” për mesfushorin kualitativ.

(Kosova Sot Online)