Rakitic ëndërron ta veshë edhe njëherë fanellën e Sevillës

  • 13 April 2020 - 16:19
Rakitic ëndërron ta veshë edhe njëherë fanellën e Sevillës

Rakitic nuk e ka mohuar se do të dëshironte të kthehej në Sevilla ku luajti kater sezone, shenoi 34 gola dhe beri 149 paraqitje

Ivan Rakitic po luan sezonin e fundit me Barcelonën.

Lojtari ishte buzë largimit edhe verën e kaluar, por në fund qëndroi – megjithatë në afatin kalimtar të verës do të ndërrojë ambient.

Për të janë të interesuara disa ekipe nga Serie A, Premierligë dhe La Liga.

Sido që të jetë, vet kroati ka përsëritur dëshirën për të zbritur edhe njëherë në “Ramon Sanchez Pizjuan”, nga ku u transferua te Barça në vitin 2014 për 18 milionë euro.

Ai ka startuar vetëm 10 ndeshje në La Liga këtë edicion, çka do të thotë se mund t’i ketë ditët e numëruara me fanellën e Barçës.

“Gjithmonë kam thënë se do të ishte një ëndërr fantastike që ta veshi atë fanellë edhe njëherë”, tha Rakitic.

Të gjithë e dini këtë, por nuk është në dorën time, nëse dua apo jo. Varet nga shumë faktor se çfarë do të ndodhë”.

(Kosova Sot Online )