Balotelli kujton kohën kur Ibrahimovic kishte dyshuar te ai

  • 14 April 2020 - 00:18
Balotelli kujton kohën kur Ibrahimovic kishte dyshuar te ai

Në sytë e Ibrahimovicit, Balotelli nuk ishte lojtar i mirë!!!

Në këto ditë karantine, për shkak të koronavirusit, futbollistët janë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe live po komunikojnë me njëri tjetrin, duke shpalosur shumë gjëra nga e kaluara.

Në një lidhje në Instagram, Mario Balotelli ka folur për shumë gjëra me legjendën e Italisë, Juventusit e Real Madridit, Fabio Cannavaron.

Ai është rrëfyer për kohën te Interi sa ishte edhe Zaltan Ibrahimovic.

“Kur isha fëmijë, Ibraimovic më tha se kurrë s’do të stërvitem me ta”, u shpreh balotelli.

“Më tha se nuk isha mjaftueshëm i mirë të luajë për ta. Por më pas, ai shkoi te Mino Railoa dhe i tha që të më marrë sepse isha më i mirë se ai”, shtoi Balotelli duke qeshur.

Balotelli e ka veshur 3 sezone fanellën e Interit, ka shënuar 28 gola në 86 paraqitje.

Më pas i shkoi te Manchester City, ku plasi skandali me trajnerin atë kohë, Roberto Mancini.

Ai luajti tre sezone në Premierligë dhe shënoi 30 gola në 80 paraqitje.

Më pas, edhe pse i ri në moshë dhe me kualitete, Balotelli, për shkak të arrogancës, nisi të humbasë shkëlqimin dhe deri sot, ka ndërruar edhe gjashtë klube, aktualisht është te Brescia në Serie A. 

(Kosova Sot Online)