Klopp: Ishim të shokuar kur Dalglish u diagnostikua me koronavirus

  • 14 April 2020 - 07:59
Klopp: Ishim të shokuar kur Dalglish u diagnostikua me koronavirus

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka treguar se cilat ishin reagimet e skuadrës kur mësuan për Sir Kenny Dalglish.

Kenny Dalglish u diagnostikua me Covid19 gjatë javës së kaluar, duke u shtrirë fillimisht në spital, por pas 3 ditëve ai u lirua nga spitali.

Dalglish, legjenda e Liverpool, duket të ketë shokuar gjithë skuadrën e ‘Reds’ pas përhapjes së lajmit.

“Ishte një lajm shokues tri ditë më parë kur mësova për këtë”, ka thënë Klopp, për momentin kur kuptoi se Dalglish është pozitiv në Covid19.

“Djemtë dërgonin mesazhe në grupin e ‘WhatsApp’ dhe të gjithë ishin të habitur”, ka shtuar gjermani.

“Ajo që ndjenë në atë moment… është diferencë e madhe kur njeh dikë që ka koronavirus ose kur nuk e njeh”, ka thënë ndër të tjerash Klopp.


(Kosova Sot Online)