Edhe Neymar qau me filmin e njohur turk

  • 14 April 2020 - 12:13
Edhe Neymar qau me filmin e njohur turk

Ka pushtuar krejt botën.

Filmi i njohur ‘Mrekulli në qelinë nr7’ me protagonist Aras Bulutin është duke shkruar historinë, për kinematografinë turke ky është filmi i parë që transmetohet në Netflix, dhe për suksesin po flasin vet shikuesit.

Ylli i futbollit Neymar paska shikuar filmin së fundmi, dhe si shumica e publikut edhe ai ka mbetur i fascinuar nga aktrimi i ‘Memos’ dhe ‘Ovas’.

Sulmuesi brazilian ndau një postim në Instagram ku shkroi: Ata që kanë fëmijë e dinë se çfarë po mendojë tani, e ata që nuk kanë është e njëjta gjë… dashuria i bashkon të gjithë. Kam qarë si një fëmijë.

(Kosova Sot Online)