Lojtarët e Arsenalit nuk e pranojnë uljen e rrogës

  • 14 April 2020 - 16:43
Lojtarët e Arsenalit nuk e pranojnë uljen e rrogës

Klubi anglez ka propozuar reduktim të pagës për 12,5% për 12 muajt e ardhshëm, por ka marrë përgjigje negative nga lojtarët

Futbollistët e Arsenalit nuk janë të gatshëm të bëjnë sakrifica.

Në fakt, mediumi britanik “Telegraph” raporton se futbollistët e kanë refuzuar propozimin e klubit për reduktimin e pagave, përcjell .

Klubi anglez ua kishte propozuar atyre uljen e rrogës prej 12,5% për 12 muajt e ardhshëm.

Ideja është që “Topçinjtë” ta luftojnë në këtë mënyrë krizën shkaku i pandemisë koronavirus.

Tash mbetet të shihet se cila do të jetë zgjidhja që do ta bëjë Arsenali, por edhe klubet tjera të Premierligës.

Lojtarët në përgjithësi në futbollin anglez janë kundër uljes së pagave. 

(Kosova Sot Online)