Liverpooli e rikthen interesimin për Mbappen

  • 14 April 2020 - 16:45
Liverpooli e rikthen interesimin për Mbappen

Sulmuesi francez i Paris Saint-Germainit është bërë objektiv i klubeve më të mëdha evropiane, ndërsa në garë serioze tashmë janë futur Reali e Liverpooli

Liverpooli e ka rikthyer interesimin për Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez kohëve të fundit është bërë objektiv i Real Madridit.

Mirëpo, tash në garë për sulmuesin e Paris Saint-Germainit është futur edhe kampioni aktual evropian dhe botëror.

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se “Reds” e shohin Mbappen si zëvendësues të Sadio Manes, i cili mund të përfundojë në Spanjë, tek Reali ose Barcelona.

Liverpoolit i nevojiten deri në 200 milionë euro për ta transferuar kampionin e botës me Francën.

Me sponsorin e ri, Nike, klubi shpreson që të bëjë më shumë para, në mënyrë që ta sjell Mbappen në “Anfield Road”. 

(Kosova Sot Online)