Ronaldo rikthehet në Itali këtë fundjavë?

  • 14 April 2020 - 16:49
Ronaldo rikthehet në Itali këtë fundjavë?

Yllit portugez të Juventusit më pas i duhet të qëndrojë i izoluar tërësisht në shtëpi për 14 ditë. Ai pritet të jetë i gatshëm për 4 maj, kur pritet të rifillojnë stërvitjet

Cristiano Ronaldo do të rikthehet shumë shpejtë në Itali.

Madje, mediumi “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ylli portugez mund të zbarkojë në tokën italiane qysh këtë fundjavë.

35 vjeçari javë më parë kishte shkuar në qytetin e tij të lindjes, Madeira, për shkaqe sigurie.

Mirëpo, ai pritet të rikthehet në Torino pas afro një muaji.

Pas mbërritjes në Itali, Ronaldo duhet të qëndrojë i izoluar për 14 ditë,

Kjo procedurë aplikohet në Itali, por edhe në vendet tjera, për shtetasit e huaj që zbarkojnë këtë vend për shkak të koronavirusit.

Ideja është që përfaqësuesi portugez të jetë i gatshëm për 4 maj, kur edhe pritet të rifillojnë stërvitjet në klubet italiane. 

(Kosova Sot Online)