Ish-ylli i Liverpoolit dhe Barçës shpjegon çfarë e dallon Messin nga të tjerët

  • 14 April 2020 - 19:12
Ish-ylli i Liverpoolit dhe Barçës shpjegon çfarë e dallon Messin nga të tjerët

Aftësitë e Lionel Messit për të marrë vendime të drejta në kohë të duhur dhe për t’i zbatuar ato në mënyrë të dobishme, e dallojnë atë nga të gjithë të tjerët, sipas Javier Mascheranos.

Mascherano ka qenë bashkëlojtar i Messit në Barcelonë dhe në ekipin kombëtar të Argjentinës për një kohë të gjatë.

“Shumica e lojtarëve të mirë marrin vendime të mira, por nuk i zbatojnë ato në mënyrën më të mirë”, tha Mascherano për Cielosport.

“Apo i zbatojnë mirë por ideja e tyre nuk është më e mira”, shtoi ish-mesfushori i Liverpoolit.

“Ai (Messi), në anën tjetër, i bën të dyja shumë mirë dhe po ashtu shumë shpejt. Kjo e bën atë të dallueshëm nga të tjerët”, theksoi ai.

Ish-ylli i Barçës më pas shpjegoi se çfarë e bën Messin të jetë vendimtar në ndeshje.

“Ai e di si dozojë veten. Kjo ia mundëson atij t’i ketë shtatë, tetë apo dhjetë aksione të rëndësishme në ndeshje. Kjo është aftësia e tij për ta dominuar ndeshjen. Ndeshjet zakonisht na kontrollojnë neve, por me Leon është e kundërta”, vazhdoi ai.

“Ai vendos çfarë të bëjë prandaj vjen nga një planet tjetër”, përfundoi Mascherano.

(Kosova Sot Online)