Diego Costa drejt Serie A, për ta vazhduar karrierën

  • 14 April 2020 - 20:55
Diego Costa drejt Serie A, për ta vazhduar karrierën

Duket se Diego Costa do të largohet nga Atletico Madridi për ta vazhduar karrierën në një klub të Serie A.

Ky është lajmi i bujshëm i dhënë nga Mundo Deportivo. Nga sa mësohet, sulmuesi i Ateltico Madrid mund t’i japë jetë një dueli mes dy klubeve të mëdha të futbollit italian.

Duket se Napoli dhe Roma po sfidohen për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

Në Spanjë janë të sigurt se dy klubet kanë nisur konntaktet me përfaqësuesit e lojtarit për  ta bindur që të transferohet në Serinë A.

E vetmja pengesë për dy klubet do të ishte rroga e lartë e lojtarit, i cili mund të  pranojë një ulje, duke parë se nuk bën më pjesë në planet e Simeone-s.

(Kosova Sot Online)