“Familja ime është krenare që unë do të luaj me Messin”

  • 14 April 2020 - 22:47
“Familja ime është krenare që unë do të luaj me Messin”

Francisco Trincao ka zbuluar se familja e tij mezi pret ta shohë atë duke luajtur përkrah Lionel Messit në ekipin e Barcelonës.

Sulmuesi nënshkroi me Barcelonën në janar dhe do t’i bashkohet asaj zyrtarisht nga Braga më 1 korrik të kësaj vere, transmeton Gazeta Express.

“Thirrja nga Barcelona ishte burim i krenarisë së madhe për mua. Mezi pres ta vesh fanellën më të mirë në botë dhe mezi pres t’i njoh futbollistët, të cilët janë më të mirët në botë”, tha Trincao.

“Familja ime është krenare që unë do të jem në gjendje të luaj për krah Messit. Ai ëshrë më i miri në botë”, shtoi ai.

Pak njerëz kanë dëgjuar për 20-vjeçarin, para se ai t’i bashkohej Barcelonës, pra çfarë lojtari është Trincao?

“Jam punëtor i zellshëm, lojtari i fortë mendërisht i cili synon të shënojë gola, të dhurojë asiste dhe t’i ndihmojë ekipit”, theksoi ai.

“Stili i lojës sime i përshtatet asaj të Barcelonës. Jam i fuqishëm në situata një kundër një”, tregoi ai.

Image

(Kosova Sot Online)