Ndërpriten bisedimet për kontratën e re të Neuer në Bayern Munich

  • 14 April 2020 - 23:51
Ndërpriten bisedimet për kontratën e re të Neuer në Bayern Munich

Kontrata e Manuel Neuer me Bayernin e Mynihut skadon verën e 2021-shit dhe drejtuesit e klubit gjerman prej disa ditësh kanë hapur negociatat për një rinovim edhe për dy sezone të tjera, por duket se palët janë ende larg.

Kjo pasi menaxherët e portierit kërkojnë një kontratë të paktën deri në verën e 2024-ës dhe gjithashtu të mos preket paga aktuale, ndërsa momentalisht burime për mediat gjermane konfirmojnë se bisedimet janë ndërprerë.

Kaq ka mjaftuar që për gardianin e Kombëtares Gjermane të kërkojnë informacion klube si Manchester City e Chelsea, ku veçanërisht londinezët janë shumë të interesuar për të afruar një portier me eksperiencë, që të ofrojë garanci.

Megjithatë në ditët në vijim priten të tjera kontakte mes drejtuesve të Bayernit dhe menaxherëve të lojtarit, por nëse sërish nuk do të ketë akord, atëherë Neuer do të fillojë të mendoj për një tjetër skuadër për vijimin e karrierës.

(Kosova Sot Online)