Neymar falënderohet për kontributin që e ka dhënë për PSG-në

  • 15 April 2020 - 08:15
Neymar falënderohet për kontributin që e ka dhënë për PSG-në

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Ander Herrera, e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Neymarin, për kontributin “e mrekullueshëm” që ylli brazilian e ka dhënë për gjigantin e Ligue 1.

Paris Saint-Germaini ishte në krye të tabelës së Ligue 1 dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, plus në finalet e Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës, kur sezoni u pezullua shkaku i koronavirusit.

Herrera e lavdëroi brazilianin Neymar për punën që ky i fundit e ka bërë gjatë ndeshjeve të PSG-së, veçanërisht në ndeshjen e 1/t të finales së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.

“Ne të gjithë shkuam te shtëpia e tij për të hëngër darkë së bashku…. ai ishte shumë i përqendruar. Ai i mori të gjithë me vete”, ka thënë Herrera, në një intervistë të dhënë për Canal+.

“Kur unë i pashë disa gazetarë duke thënë se Neymari nuk po mendonte për PSG-në…. por, unë e pashë se çfarë bëri ai gjatë asaj periudhe. Ishte e mrekullueshme”.

“Neymari ka dhënë shumë për grupin gjatë kësaj periudhe. Ai është një lojtar i klasit botëror që jep gjithçka nga vetja. Kjo do të thotë që ai mendon shumë për grupin dhe për të gjithë kolektivin”.

Neymari po vazhdon të përflitet për një largim nga Paris Saint-Germaini, siç kishte ndodhur edhe gjatë afatit kalimtar të verës. Sërish, Barcelona duket të jetë destinacioni i tij i preferuar. 

(Kosova Sot Online)