Aubameyang, në listën e dëshirave të Realit

  • 15 April 2020 - 15:11
Aubameyang, në listën e dëshirave të Realit

Sulmuesi gabonez pritet të largohet nga Arsenali gjatë verës dhe mund të transferohet në “Santiago Bernabeu”

Pierre-Emerick Aubameyang është bërë objektiv i Real Madridit.

Mediumi “Le10Sport” raporton se sulmuesi gabonez është futur në listën e dëshirave të “Los Blancos” për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi i rrezikshëm pritet të largohet nga Arsenali gjatë verës që vjen.

Ai po e kërkon një eksperiencë të re dhe është i vendosur të shkojë në një klub ku mund të fitojë trofe.

Aubameyang i ishte bashkuar klubit londinez nga Borussia Dortmundi në janar të vitit 2018.

30 vjeçari ka kontratë me “Gunners” deri në vitin 2021, por palët mund të ndahen sivjet.

(Kosova Sot Online)