Man Utd i ofron 80 milionë euro për Niguezin

  • 15 April 2020 - 17:29
 Man Utd i ofron 80 milionë euro për Niguezin

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta nisin ofanzivën për mesfushorin spanjoll të Atletico Madridit, të cilin e kanë vëzhguar nga afër në ndeshje me Liverpoolin në Champions League

Manchester United po e konsideron mundësinë e transferimit të futbollistit të Atletico Madridit, Saul Niguez.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm t’i shpenzojnë 80 milionë ero për mesfushorin spanjoll.

United kishte dërguar skautë muajin e kaluar në “Anfield Road” për ta përcjellë 25 vjeçarin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Për ta bindur përfaqësuesin spanjoll, United planifikon t’ia ofrojë atij një rrogë prej 200 mijë funtesh në javë.

(Kosova Sot Online)