Insigne mund ta vazhdojë kontratën me Napolin

  • 15 April 2020 - 17:35
Insigne mund ta vazhdojë kontratën me Napolin

Sulmuesi italian pritet ta nënshkruajë një kontratë të re, e cila do ta lidhte atë me klubin napolitan deri në vitin 2025

Lorenzo Insigne pritet ta nënshkruajë një kontratë të re me Napolin.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.

Sulmuesi italian ka kontratë me klubin nga Serie A deri në vitin 2022.

Por, në bazë të marrëveshjes së re, 28 vjeçari do të nënshkruajë deri në vitin 2025.

Përfaqësuesi italian ishte njëri prej futbollistëve kryesorë në “San Paolo” viteve të fundit.

Ai kishte oferta nga klubet tjera, por duket se ka vendosur t’i mbetet besnik Napolit. 

(Kosova Sot Online)