Mesfushori Pogba: S’iu bashkova Juventusit për para, Fergusoni ma theu zemrën

  • 15 April 2020 - 18:46
Mesfushori Pogba: S’iu bashkova Juventusit për para, Fergusoni ma theu zemrën

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka këmbëngulur se nuk iu kishte bashkuar Juventusit për para, duke shpjeguar se e kishte bërë një gjë të tillë sepse trajneri i atëhershëm i Djajve të kuq, Sir Alex Ferguson, ia kishte thyer zemrën.

Pogba e braktisi Unitedin fillimisht për Juven si lojtar i lirë më 2012, një veprim të cilin shumë njerëz e quajtën të nxitur nga paraja, me menaxherin e tij Mino Raiola që mbase kishte gisht, transmeton Gazeta Express.

Por, mesfushori francez këmbëngul se ai vendosi t’i bashkohej Juventusit vetëm pasi u injorua për një ndeshje të Premierligës më 2011, edhe pse Unitedi nuk e kishte asnjë mesfushorë në skuadër në atë botë.

“Për mua ka qenë një vendim shumë i vështirë, për shkak të trajnerit dhe të kontratës. Nuk ishte puna të kontrata por të besimi nga trajneri. Edhe pse natyrisht, për mua, ai është trajneri më i mirë në histori”, tha Pogba.

“Kur më kërkuan të nënshkruaj kontratë, nëse nuk do ta nënshkruaja, shumë gjëra do të ndodheshin. Nuk stërvitja, iu ktheva ushtrimeve vetë. Kjo më zemëroi dhe nuk ishte për para. Kur e kisha mundësinë të luaja apo të futesha në këtë ndeshje ndaj Blackburn, këtu m’u thye zemra”, zbuloi ai.

“Nuk kishte mesfushorë, ishin të lënduar. Mbrojtësi Rafael luajti në mesfushë me Ji-sun Park dhe unë nuk luajta fare. Ne e humbëm ndeshjen. Po ngrohesha nga stoli dhe mendoja se do të futesha në lojë dhe ky ishte një rast i madh për mua. Nuk m’u dha rasti dhe ndodhen gjëra pastaj. Trajneri vendos për gjithçka por ajo ishte dita kur ma theu zemrën”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)