Ze Roberto në formë të mrekullueshme në moshën 45-vjeçare: S’kam vese të këqija

  • 15 April 2020 - 23:13
Ze Roberto në formë të mrekullueshme në moshën 45-vjeçare: S’kam vese të këqija

Legjenda braziliane Ze Roberto di ta mbajë formën e jashtëzakonshme fizike edhe në moshën 45-vjeçare. Ai i ka lënë gojë hapur ndjekësit e tij në rrjetet sociale me formën trupore.

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Bayern Munich ia ka dalë ta ruajë formën e mirë fizike edhe pse është pensionuar shumë vjet më parë.

Braziliani thotë se këtë arrin ta bëjë falë kujdesit për veten në ushqim dhe gjëra të dëmshme.

“Unë nuk kam vese të këqija”, tha Ze Roberto.

“Unë nuk pi alkool, e as cigare dhe ha shumë mirë dhe fle mirë. E kam familjen e cila më jep siguri”, shtoi ai.

Ze Roberto u pensionua nga futbolli profesionist në vitin 2017 dhe thotë se ka pasur një karrierë kaq të gjatë falë stilit të jetës.

“Besoj që këto janë faktorë të rëndësishëm që ma kanë mundësuar të luaj kaq gjatë. Personi ndaj të cilit duhet të garoni është personi që ishit dje. Gjithmonë jini të motivuar”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)