Rrëfimi i Terryt: Si e kishte kërcënuar Mourinho në stërvitjet e para

  • 16 April 2020 - 09:34
Rrëfimi i Terryt: Si e kishte kërcënuar Mourinho në stërvitjet e para

Rrëfimi i Terryt: Si e kishte kërcënuar Mourinho në stërvitjet e para

Ish-kapiteni i Chelseat, John Terry, kishte zbuluar se ish-trajneri i tij, tani në Tottenham, Jose Mourinho, e kishte kërcënuar atë ta shiste qysh në seancën e parë stërvitore të një sezoni të ri.

Në ditën e parë të turneut parasezonal, John Terry dhe kolegu i tij në vijën e mbrojtjes, Gary Cahill, nuk kishin qenë duke performuar në nivelin e tyre të zakonshëm gjatë stërvitjeve dhe e humbnin topin vazhdimisht,.

Mourinho menjëherë ua kishte bërë të qartë se s’do ta kishte problem t’i shiste ata të dy nëse ata vazhdonin me atë performancë të dobët. Mirëpo, komentet e tij kishin pasur menjëherë rezultat të mirë te dy lojtarët.

“Ne e fituam ligën dhe pastaj u kthyem për turneun parasezonal. Në ditën e parë, unë dhe Gary Cahill e humbnim topin vazhdimisht. Ai i ndali stërvitjet… ne sapo i kishim blerë Cesc Fabregasin, Diego Costan dhe disa lojtarë të tjerë”, kishte rrëfyer Terry.

“Ai na tha: “Ju dy. Do t’i shpenzoj menjëherë 100 milionë funte për dy qendërmbrojtës të rinj nëse ju vazhdoni ta humbni topin”. Ne e shikuam njëri-tjetrin në sy menjëherë dhe thamë: “Oh, uau””.

“Kështu që pas kësaj, unë dhe Gaz, në seancën e parë stërvitore, shkuam dhe i shkatërruam të gjithë në stërvitje. Tempo ishte rritur dhe të gjithë po i bënin ndërhyrje njëri-tjetrit”.

“Pas stërvitjes, ai erdhi dhe na i vendosi krahët mbi shpatulla e na tha: “Për këtë arsye ju do të jeni titullarë këtë sezon”. Ai e dinte saktësisht se çfarë po bënte, ishte gjithmonë katër hapa para të gjithëve”. 

(Kosova Sot Online)