Nëse nuk vazhdon sezoni, Spanja e ka planin për ekipet që shkojnë në Evropë

  • 16 April 2020 - 19:26
 Nëse nuk vazhdon sezoni, Spanja e ka planin për ekipet që shkojnë në Evropë

Nëse nuk vazhdon sezoni, Federata Spanjolle do t’ju japë prioritet rezultateve të deritashme në ligë dhe kupë

Federata Spanjolle e Futbollit është optimiste në vazhdimin e sezonit pas largimit të pandemisë koronavirus.

Mirëpo, kjo Federatë tashmë i ka vendosur kriteret e klasifikimit për kupat evropiane.

Në rast se UEFA kërkon të specifikohen skuadrat e kualifikuara për garat evropiane, prioritet do t’ju jepen rezultateve të arritura deri tash në La Liga dhe Copa del Rey.

Kështu, katër skuadrat e para të kampionatit, Barcelona, Real Madridi, Sevilla dhe Real Sociedadi do të shkonin në Champions League.

Kurse, Atletico Madridi, Getafe e Athletic Bilbao si finalist i Kupës, do të luanin në Europa League.

(Kosova Sot Online)