Bale kujton golin dhe turpërimin që i bëri Bartras kundër Barçës: “Gjashtë vite më parë”

  • 16 April 2020 - 22:22
Bale kujton golin dhe turpërimin që i bëri Bartras kundër Barçës: “Gjashtë vite më parë”

Bale ka shënuar shumë gola të bukur me fanellën e Real Madridit.

Por, ullsianit gjithmonë më shumë do t’i mbetet në mendje ai i finales së Kupës së Mbretit, përvec ata në UEFA Champions League.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka treguar se sot janë bërë gjashtë vite që kur Bale fitoi titullin e parë me Realin me një gol mbresëlënës disa minuta para fundit të takimit, duke shënuar për 2-1.

Ai bëri vrapim mbresëlënës dhe hodhi topin përpara, duke dalë krejtësisht jashtë fushe dhe për ta kaluar Marc Bartran, derisa në fund nuk e pati të vështirë ta mposhtë portierin e asaj kohe, tashmë në pension, Pinton.

Disa herë, Bale e ka cilësuar këtë gol si një ndër më të mirin në karrierë.

Bale deri më tani ka bërë 249 paraqitje me Realin, ka shënuar 105 gola dhe ka dhuruar edhe shumë asiste. 

(Kosova Sot Online)