Mourinho theu rregullat e karantinës: “Çdo ditë shkon te qendra stërvitore…”

  • 16 April 2020 - 22:26
Mourinho theu rregullat e karantinës: “Çdo ditë shkon te qendra stërvitore…”

Mourinho është vërshuar me kritika pasi doli në stërvitje kur të gjithë po qëndrojnë të mbyllur shkak i koronavirusit

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, i habiti të gjithë dhe u sulmua nga opinioni publik në Angli, pasi doli në stërvitje me Tanuy Ndombele duke thyer rregullat e distancimit social.

Edhe Lucas Moura e ka pranuar se trajneri i tij çdo ditë shkon te qendra stërvitore, diçka që këto ditë është e ndaluar, për shkak të pandemisë COVID-19 që po merr mijëra jetë dhe ka paralizuar gjithë botën.

“Ai kujdeset për formën tonë, e do futbollin dhe stërvitjen. Mourinho mendon për formën trupore të secilit dhe do të na shohë në aksion. Jam i sigurt se ai mendon dhe për shëndetin e secilit dhe nuk është ndonjë problem i madh. Mourinho është shumë profesionist, Ai shkon çdo ditë te qendra stërvitore së bashku me stan e tij”, deklaroi Moura. 

(Kosova Sot Online)