Revolucion te Barcelona, 9 lojtarë në listë për t’u larguar!

  • 16 April 2020 - 23:56
Revolucion te Barcelona, 9 lojtarë në listë për t’u larguar!

Barcelona do të blejë disa futbollistë gjatë verës.

Por, për shkak të krizës ekonomike që pritet të shkaktojë pandemia Covid-19 dhe pritet të lërë pasoja, Barcelona ka bërë gati një listë të gjatë me lojtarë që do t’i nxjerrë në shitje, me paratë e të cilëve do të blinte të duhurit për sezonin 2020/21.

Kështu në krye të listës është braziliani Philippe Coutinho, që do të rikthehet nga huazimi një vjeçar te Bayern Munich, dhe pritet të transferohet sërish në Premier League, ku e ndjekin nga afër Chelsea e Manchester United.

Një tjetër lojtar me valixhet gati është francezi Antoinne Griezmann, i cili pas një sezoni me fanellën e Barcelonës, nuk ka bindur aspak dhe bashkëpunimi me Lionel Messin në fushë ka enë në kufijtë e inekzistencës.

Më pas lista vijon më emra si Arturo Vidal, Ousmane Dembele, Ivan Rakitiç, Todibo, Umtiti, Semedo e Braithëaite, ndërsa planet e drejtuesve “blaugrana” janë që të arkëtojnë rreth 250-300 milionë euro nga këto shitje, të cilat do t’i investojnë për të afruar 3-4 emra me peshë për sezonin e ardhshëm.

Neymar Junior dhe Lautaro Martinez janë dyshja që më së shumti i do Barca.

Por, në rast që Xavi Hernandez bëhet trajner, atëherë në Barcelona mund të vijë një tjetër futbollist që mund të kushtojë 100 milionë euro.

Fjala është për Jadon Sanchon e Borussia Dortmundit, për të cilin Xavi ka vetëm fjalë të mira dhe ditë më parë tha se ish skuadrës po i mungon një futbollist i tipit të anglezit. 

(Kosova Sot Online)