Balotelli: S’kam qenë kurrë i çmendur, ja lojtari dhe trajneri më i mirë

  • 17 April 2020 - 12:37
Balotelli: S’kam qenë kurrë i çmendur, ja lojtari dhe trajneri më i mirë

Në këto javë karantine, me ndalimin e sezonit futbollistik, Mario Balotelli vazhdimisht ka dhënë shfaqje në Instagram. Edhe dje, në një bisedë befasuese me Thierry Henry, në kanalin zyrtar të “Puma”, sulmuesi i Brescia zbuloi shumë anekdota interesante. SuperMario dëshiron të korrigjojë diçka, që e ka shoqëruar më shumë në jetën e tij:

“Unë nuk i jam çmendur tani, nuk kam qenë i tillë as më parë. Padyshim, kur jeni 16-17 vjeç, ju doni të bëni gjëra si të gjithë adoleshentët. Nuk jeni ende burrë, por një djalosh me vrullet rinore. Të duhet të hysh në botën e futbollit, e cila është e përbërë nga rregulla të ngurta. Unë kam qenë gjithmonë i respektueshëm, por të gjithë flasin për vajzat që kam pasur në jetë, për gjëra të tjera, që do t’i bënin të gjithë si mua në atë moshë”.

Balotelli pyetet për lojtarin më të mirë, me të cilin ka luajtur ndonjëherë, dhe përgjigja është në njëfarë mënyre befasuese: “Të thuash një lojtar është sigurisht e vështirë, por mund të përmend Carlos Tevez. Ai më befasoi më së shumti. Nuk ishte vetëm sulmues, por edhe mbrojtës. Ai iu bënte presion të gjithëve, madje edhe në stërvitje”.

Më në fund, sulmuesi i Brescia zbuloi dy trajnerët, që mbetën në zemrën e tij: “Njëri është padyshim Roberto Mancini, i cili më kishte kur isha i ri. Tjetri është Favre, i cili më kishte në Ligue 1, një kampionat shumë larg nga të qenurit i lehtë, në kundërshtim me atë që mendojnë të gjithë”.

(Kosova Sot Online)