Coman kërkon falje pasi përdori veturën e gabuar në stërvitje, injoroi Audinë

  • 17 April 2020 - 20:00
 Coman kërkon falje pasi përdori veturën e gabuar në stërvitje, injoroi Audinë

Coman ka kërkuar falje qe përdori veturën e gabuar në stërvitje, e jo ate te sponsorit, Audinë

Në fillim blerja e një Ferrari nga Niklas Süle, tani mbërritja e Kingsley Coman në stërvitje me McLaren. Te Bayern Munich lojtarët duket se vazhdimisht i harrojnë marrëveshjet e bëra nga klubi me sponsorin kryesor Audi. Kush gabon, duhet të përballet me pasojat.

Episodi i fundit i përket sulmuesit që mbërriti te kampionët e Gjermanisë nga Juventusi.

Coman u shfaq në seancën stërvitore me McLaren e tij në vend të Audi.

Një gabim që me siguri me siguri do t’i kushtojë një gjobë nga klubi për injorimin e direktivave për përdorimin e veturës së sponsorit kryesor.

Lojtari, megjithatë, kërkoi të shfajësohej nëpërmjet një reagimi në “Bild”, duke shpjeguar arsyen për të cilën ai nuk ishte në gjendje të përdorë makinën e lejuar.

“Unë kërkoj falje, e di që kam gabuar. Por Audi im kishte një pasqyrë të dëmtuar (atë për pamjen e pasme) dhe unë nuk mund ta përdorja. Në çdo rast, jam gati të paguaj pasojat e këtij veprimi, sepse është gabimi im”, tha ai.

Bayerni ka nis stërvitjet dhe po e bën këtë në grupe të vogla dhe dalëngadalë, të gjithë shpresojnë se në maj, do të kthehet më shumë normaliteti.

(Kosova Sot Online)