Gjesti i madh i Mustafit

  • 17 April 2020 - 23:18
Gjesti i madh i Mustafit

Mustafi ka dhuruar 16 mijë vakte ushqimore për personat që janë në vështirësi ekonomike për shkak të koronavirusit që ka paralizuar gjithë botën

Mbrojtësi i Arsenali, Shkodran Musta, ka festuar datëlindjen e tij të 28. Lojtari me origjinë shqiptare nuk ka zgjedhur që t’i bëjë dhurata të shtrenjta vetes, por ka ndërmarrë një nismë mjaft kuptimplotë.

Ai ka dhuruar 16 mijë vakte ushqimore për personat që janë në vështirësi ekonomike për shkak të koronavirusit që ka paralizuar gjithë botën.

Mustafi e ka konfirmuar lajmin përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram.

“Dua të ju falënderoj për të gjitha urimet tuaja të datëlindjes. I kam lexuar dhe jam i gëzuar për të gjitha. Do të dëshiroja të festoja me familjen time dhe miqtë, por nuk do të ndodhë kështu, arsyeja dihet. E di që janë njerëz në Islington që po vuajnë në këto momente dhe tregova mbështetjen time të plotë për këtë komunitet. Kam dhuruar 16 mijë vakte ushqimore dhe pajisje të tjera mjekësore për njerëzit që jetojnë në Islington”, tha Mustafi.

Si Mustafi, ashtu edhe futbollistët tjerë, mezi po presin rinisjen e sezonit, pasi UEFA insiston se edicioni 2019/20 nuk duhet humbur, por duhet përfunduar, edhe nëse sikur duhet të luajnë futboll deri në gusht.

Synimi është që sezoni në gjitha ligat të mbyllet në fund korrikut ose në javën e parë të gushtit, në mënyrë që futbollistët të pushojnë disa javë dhe më pas të rikthehen në përgatitje për sezonin e ri që ndryshe nga vitet tjera, planifikohet të nisë në mesin apo fundin e shtatorit. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Guys, I just want to say thank you for all of your birthday messages. I have been reading them and I am really happy about every single one. Normally for my birthday, I would spend the day with my family and friends all together to celebrate. But for obvious reasons, this is currently not possible. But I know that there are people in Islington who are really struggling at the moment and I want to show my support to the community and to our Arsenal family for my birthday this year. I have seen the work the Islington Council and the @arsenal_foundation are doing - and I want to join in and help by donating a delivery of over 16,000 meals and other emergency supplies to the people in Islington who need our support now more than ever. Thanks again for all of your messages guys. Please stay safe, stay positive as much as you can and hopefully we will be able to be together again in Emirates Stadium soon. #SM20

A post shared by Shkodran Mustafi (@shkodranmustafi) on

(Kosova Sot Online)