Di Maria zgjedh sërish mes Messit dhe Ronaldos

  • 17 April 2020 - 23:57
Di Maria zgjedh sërish mes Messit dhe Ronaldos

Për Di Marian gjithnjë do të jetë më i miri Leo Messi.

Anësori i Paris Saint Germain, Angel Di Maria, është pyetur sërish se cili është më i miri, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Ai ka përmendur disa prej më të mirëve me të cilët ka luajtur gjatë karrierës, por numër një padyshim vazhdon të jetë Messi.

“Ka qenë si një ëndërr mundësia që kisha për të luajtur me [Wayne] Rooney, [Zlatan] Ibrahimovic, Cristiano [Ronaldo], Leo [Messi]…”, tha Di Maria.

“Me gjithë lojtarët e mirë që kam luajtur, është e vështirë për të zgjedhë një, por nëse do të më duhet të zgjedhë një, atëherë do të ishte Leo, është më i miri prej të katërve”.

Ai është më i miri në botë, nuk ka asnjë diskutim. Kur të plakem, do t’i tregoj fëmijëve se si e kam fituar Champions Leaguen, shpresoj edhe Kupën e Botës, por më shumë, do t’ju them atyre se gjyshi i tyre ka luajtur me Lionel Messin”. 

(Kosova Sot Online)