De Bruyne nuk e ka bërë testin, por thotë se mund ta ketë pasur koronavirusin

  • 18 April 2020 - 08:29
De Bruyne nuk e ka bërë testin, por thotë se mund ta ketë pasur koronavirusin

Kevin De Bruyne beson se ai dhe familja e tij mund të ketë qenë e infektuar me koronavirus gjatë mbylljes në Manchester.

Por, as ai dhe as familja e tij nuk e kanë bërë testin për të kuptuar më shumë.

Megjithatë, mesfushori i Manchester City, duke treguar simptomat që kishte të ngjashme me COVID-19, thotë se tashmë çdo gjë i takon të kaluarës.

“Në fillim të karantinës familja ime ishte e sëmurë për nëntë ditë”, tha De Bruyne për Sky Sports.

“Startoi me dalin tim të vogël, pastaj atë më të madh dhe më pas më gruan, por nuk e di nëse e kemi pasur koronavirusin apo jo”.

“Fatmirësisht tashmë gjithçka ka kaluar dhe dy tri javët e fundit kanë qenë vërtetë të mira duke gjetur rutinën dhe gjithçka është në rregull”.

(Kosova Sot Online )