Lojtarët e Chelseat në bisedime me klubin për uljen e rrogave, nuk pajtohen me 30%

  • 18 April 2020 - 09:46
 Lojtarët e Chelseat në bisedime me klubin për uljen e rrogave, nuk pajtohen me 30%

Futbollistët e Chelsea janë duke shpresuar që me negociata të ulin në 10 për qind pagat.

Drejtuesit e klubit shpresonin që i gjithë stafi do të pranonin një ulje për 30%, por nuk janë pajtuar me këtë futbollistët.

Drejtorja e Bluve, Marina Granovskaia është duke i udhëhequr bisedimet me klubin, ndërsa me lojtarët e Chelseas po negocion kapiteni, Cesar Azpilicueta.

Dëshira e futbollistëve është që pagat të shkurtohen për shkak të koronavirusit për 10%, e jo më shumë.

(Kosova Sot Online)