Man Unitedi s’e lejoi Mourinhon të kthehet në Porto

  • 18 April 2020 - 16:46
 Man Unitedi s’e lejoi Mourinhon të kthehet në Porto

Manchester Unitedi s’e lejoi Jose Mourinhon të kthehet në Porto në vitin 2016, sipas presidentit të Portos Pinto da Costas, pasi që Djajtë e Kuq kishin refuzuar ta lënë portugezin të  kthehet te ish-klubi për një periudhë të shkurtë kohore, pasi e kishin arritur marrëveshjen për ta bërë atë pasardhës të Louis van Gaal.

Manchester Unitedi e kishte marrë vendimin për ta zëvendësuar holandezin Louis Van Gaal me portugezin Jose Mourinho shumë kohë para se të kishte mundësi të bëhej zyrtare ndryshimi i trajnerit.

Mourinho nënshkroi kontratë me Djajtë e Kuq dhe ishte dashur të presë me durim deri në fund të sezonit, para se të kishte mundësi ta merrte drejtimin e skuadrës.

Atij iu ofrua mundësia të kthehet si trajner në Porto vetëm për javët e fundit të sezonit, deri sa t’i vijë koha për ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit, mirëpo Djajtë e Kuq s’pranuan ta lejojnë këtë të ndodhë.

Presidenti i Portos, Pinto da Costa, thotë se Mourinho kishte qenë i gatshëm ta pranonte atë ofertë, mirëpo Manchester Unitedi s’e klithe lejuar.

“Ne ishim pa trajner në mes të sezonit. Unë e kontaktova Mourinhon, i cili kishte kontratë me Manchester Unitedin, por do ta fillonte punën atje vetëm në fillim të sezonit vijues”, ka thënë Pinto da Costa për trajnerin aktual të Jose Mourinhos.

“Unë i kërkova atij të vijë te ne deri në fund të sezonit para se të shkojë në Manchester United. Dukej e pamundur, por ai tha po. Ne e kishim një finale të kupës, një finale të kupës së  ligës dhe ai tha se do të vinte”.

“Kur gjithçka po dukej se mund të ndodhte, Manchester Unitedi nuk e aprovoi marrëveshjen pasi që ata argumentuan se ne mund të ishim kundërshtarë në gara evropiane. Është diçka e paditur kjo, por e dëshmon dashurinë që ai e kishte për klubin tonë”.

(Kosova Sot Online)