Beckham tregon pse e vlerëson më shumë Messin sesa Ronaldon

  • 18 April 2020 - 21:22
Beckham tregon pse e vlerëson më shumë Messin sesa Ronaldon

Legjenda e Manchester Unitedit dhe ish-ylli i Real Madridit, David Beckham, ka bërë të ditur se e vlerëson Lionel Messin më shumë sesa Cristiano Ronaldon, pasi që beson se argjentinasi është në një nivel tjetër nga futbollistët e tjerë.

Shumë tifozë kanë tentuar ta përshkruajnë talentin e gjashtë-herë fituesit të Topit të Artë duke e cilësuar atë si jashtëtokësor, përderisa argjentinasi e ka ngritur standardin për futbollistët e tjerë me arritjen e tij gjatë karrierës.

Messi e ka kaluar të gjithë karrierën e tij deri më tani me Barcelonën, ku me kalimin e viteve e ka rishkruar historinë me rekordet e tij të shumta.

Vetëm Cristiano Ronaldo i ka bërë konkurrencë Messit në nivelin individual gjatë këtyre viteve, mirëpo Beckham beson se argjentinasi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve dhe është i pakonkurrentë.

“Ai [Messi] është i vetëm në një nivel më të lartë të futbollistëve, është e pamundur të ketë edhe ndonjë lojtar tjetër si ai”.

“Ai është mbi të gjithë të tjerët, sikur Ronaldo, i cili megjithatë s’është në nivelin e tij”.

Më tutje, Beckhami e kujtoi kur i kishte rënë të luante me PSG-në kundër Messit në vitin 2013.

“Ne kishim qenë duke fituar para se të hynte në lojë Messi, por kur ai hyri në lojë, Barcelonë shënoi. Edhe pse unë e shijoja të luaja në atë nivel në moshën time, nuk më pëlqente të humbja”, shtoi Beckhami.

“Ekipi ynë luajti mirë. Në dyja ndeshjet, ne bëmë gjëra për të cilat duhet të jemi krenare. Ne nuk humbëm kundër Barcelonës dhe kjo është diçka që të motivon”. 

(Kosova Sot Online)