Mancini: Ne mund ta kthejnë trofeun e Evropianit në Itali

  • 18 April 2020 - 21:25
Mancini: Ne mund ta kthejnë trofeun e Evropianit në Itali

Trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, Roberto Mancini, beson se skuadra e tij e ka cilësinë e nevojshme për t’ia fituar Italisë trofeun e parë të Kampionatit Evropian që nga vitit 1968.

Gian Piero Ventura i dha fund periudhës së tij si trajner i Italisë me dështimin për t’u kualifikuan në Kupën e Botës Rusia 2018. Pas këtij dështimi, Roberto Mancinit iu dha detyra për ta kthyer Italinë në majat e futbollit ndërkombëtar.

Azurët i fituan të gjitha dhjetë ndeshjet kualifikuese në grupin e vet për Kampionatin Evropian, ku tani u ka rënë shorti të përballen me Turqinë, Uellsin dhe Zvicrën.

Ky turne pritej të zhvillohej në qershor të këtij viti, mirëpo UEFA ka vendosur që ta shtyjë Kampionatin për verën e vitit 2021, në mënyrë që t’u japë kohë ligave t’i mbyllin kampionatet këtë sezon, shkaku i pandemisë së koronavirusit.

“Jam i kënaqur që tifozët tani po e duan Kombëtaren sërish, pas një periudhe të vështirë. Ne e kemi arritur këtë përmes rezultateve të shkëlqyeshme dhe paraqitjeve argëtuese. Lojtarët e kanë kuptuar se nuk ishin të këqij, por vetëm se duhet të besojnë në vete”, ka thënë Mancini.

“Rreziku i shtyrjes së Kampionatit është se edhe ekipet e tjera kombëtare do të përmirësohen gjatë vitit të ardhshëm, njëjtë si ne. Megjithatë, ne jemi ndër skuadrat më të reja, kështu që një vit përvojë shtesë do të bëjë dallim të madh te ne”.

“Ne kemi qenë të aftë ta krijojmë një skuadër të fortë që mund vetëm të përmirësohet dhe të luajë për ta fituar trofeun e parë evropian të Italisë deri më 1968”.

“Sjellja e trofeut sërish në Itali, pas gjithë këtyre viteve, do të ishte e mrekullueshme dhe ne e kemi cilësinë e nevojshme për ta arritur këtë”. 

(Kosova Sot Online)